Oboti gati çizmet dhe lundrat / Banorët: I druhemi përmbytjeve, kanalet nuk janë pastruar

oboti

oboti

Çizme, lundra dhe koncentrat të mbledhur për bagëtitë janë masat që banorët e zonës së Obotit kanë ndërmarrë në këtë prag dimri

Pastrimi i kanaleve në zonën e Obotit duket i vonuar. Banorët thonë se i druhen përmbytjeve pasi në zonën e Anës së Malit nuk janë marrë masa parandaluese, dhe tashmë çdo gjë varet nga reshjet që do ketë.

Më heret banorët kanë kërkuar nga pushteti vendor dhe nga bordi i kullimit qëtrë pastrojnë kanalin kryesor që lidh Obotin me zonën e Dajçit si dhe të ngrihet niveli i rrugës kryesore. Bashkia Shkodër bën me dije se gjatë javës së ardhshme mjetet për pastrimin e kanaleve do të zhvendosen nga zona e Dajçit ku po pastrojnë aktrualisht drejt fshatrave të njësisë administrative Ana e Malit .

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.