Oboti nis të rimëkëmbet / Fermerët po marrin prodhimet, administratori i Anës së Malit: Vit shprese për ta
Është një nga fshatrat më të dëmtuar nga përmbytjet e viteve te fundit në Shkodër. Megjithatë duket se për fermerët e fshatit Obot në njësinë Ana e Malit, ka një dritë shprese. Ata kanë nisur që të mbjellin ato toka që deri para dy vitesh ishin të papunuara, kjo falë situatës që kaluan për fat të mirë pa përmbytje në këto dy vitet e fundit.
Kreu i njësisë administrative i Anës së Malit, Admir Shullani, flet për disa projekte bashkë me Bordin e Kullimit që pritet të ndikojë në ndalimin e përmbytjeve në këtë zonë, siç është edhe pastrimi i kanaleve kulluese në të cilat nuk është ndërhyrë prej shumë vitesh
Zona e Anës së Malit njihet për resurse të shumta, duke nisur nga kulturat bujqësore, e deri tek tradita e artizanatit. Banorët shpresojnë që të tilla situata të mos i kalojnë më dhe të vazhdojnë me punimin e tokave bujqësore, sikurse kanë bërë vite më parë.