Rëndësia e zbatimit të rregullave monetare nga Kosova dhe përmbushja e zotimeve për dialogun me Serbinë, kanë qenë dy çështjet e diskutuar në telefonatën e zhvilluar mes Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms (James) O’Brien dhe Presidentes Vjosa Osmani.
“Një bisedë e mirë telefonike sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ne diskutuam rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Republika e Kosovës në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet nga dialogu i BE-së – për Kosovën kjo përfshinë Asociacionin”, ka shkruar O’Brien në rrjetet sociale.
Më herët edhe Presidentja Osmani ka njoftuar në rrjete sociale mbi telefonatën e zhvilluar mes tyre, ndërsa theksoi se në fokus ishte zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.
Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…
Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi sot se mbi 1,000 aplikime janë…
Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur se ndihet “shumë i zemëruar” dhe “i mërzitur”,…
This website uses cookies.