O’Brien në Beograd takon krerët e lartë të shtetit serb
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro – Azinë, Xhejms Obrajen ndodhet këtë të shtunë në Beograd, ku po zhvillon takime me liderët e Serbisë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pritur Zyrtarin e lartë amerikan të Departamentit të Shtetit në zyrën e tij, ndërsa Obrajen do të takohet edhe me kryeparlamentaren Ana Bërnabiç. Më herët presidenti Vuçiç e cilësoi takimin me zyrtarin amerikan si të vështirë dhe të rëndësishme.
Vizita e O’Brajen zhvillohet një ditë para zgjedhjeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, të cilat mund të bojkotohen nga popullata serbe atje. O’Brajen shkon në Serbi në një kohë kur edhe Beogradi zyrtar kritikoi Perëndimin pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Ndërkohë autoritetet në Kosovë akuzuan Beogradin tre ditë më parë për ndalimin e mbi 1400 shtetasve të saj për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi.
Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi. Një ditë më parë, Vuciç e cilësoi hipokrit reagimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi.