Categories: LajmePolitikëRajoni

O’Brien në Beograd takon krerët e lartë të shtetit serb

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro – Azinë, Xhejms Obrajen ndodhet këtë të shtunë në Beograd, ku po zhvillon takime me liderët e Serbisë.  Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pritur Zyrtarin e lartë amerikan të Departamentit të Shtetit në zyrën e tij, ndërsa Obrajen do të takohet edhe me kryeparlamentaren Ana Bërnabiç. Më herët presidenti Vuçiç e cilësoi takimin me zyrtarin amerikan si të vështirë dhe të rëndësishme. 

Vizita e O’Brajen zhvillohet një ditë para zgjedhjeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, të cilat mund të bojkotohen nga popullata serbe atje. O’Brajen shkon në Serbi në një kohë kur edhe Beogradi zyrtar kritikoi Perëndimin pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. 

Ndërkohë autoritetet në Kosovë akuzuan Beogradin tre ditë më parë për ndalimin e mbi 1400 shtetasve të saj për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi. 

Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi. Një ditë më parë, Vuciç e cilësoi hipokrit reagimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

5 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

5 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

5 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

6 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

6 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

6 hours ago

This website uses cookies.