O’Brien takim me Vuçiq: Zbatoni marrëveshjet, Kosova të themelojë Asociacionin
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Beograd, ku tha se Serbia dhe Kosova duhet që të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre.
Gjithashtu O’Brien shtoi se Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Shpresoj që do të bëhen të gjitha që janë në fuqinë tonë për të ndihmuar që të realizohet premtimi”, tha O’Brien
Edhe presidenti Vuçiq tha se SHBA pret që dy vendet të “ruajnë paqen dhe stabiliteti”.
Vizita e O’Brien në Serbi vjen në një kohë kur Beogradi zyrtar kritikoi Perëndimin pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, me gjithë përpjekjet e Serbisë për ta pamundësuar këtë.