Categories: LajmeSociale

OBSH: 1/3 e europianëve marrin antibiotikë pa recetë, keqpërdorimi do sjellë 10 mln vdekje çdo vit deri në 2050-ën

Bota shumë shpejt nuk do të ketë më kontroll as mbi mjekimin e antibiotikëve as mbi keqpërdorimin e tyre. Paralajmërimi i fortë vjen nga OBSH ku të dhënat e fundit të një anketimi në 14 vende të Rajonit Europian përfshirë edhe Shqipërinë, treguan se një e treta e popullsisë  konsumon antibiotikë pa recetë mjekësore.

Anketa theksoi më tej se në disa vende, më shumë se 40% e antibiotikëve janë marrë pa konsultim mjekësor.

Sondazhi përfshiu 8,221 pjesëmarrës nga 14 vende, gjysma e të cilëve raportuan se kishin marrë antibiotikë oralë në 12 muajt e fundit.

67% e antibiotikëve tek ata ishin dhënë përshkruar nga mjekët për arsye të tilla si  ftohjet në (24%), simptoma të ngjashme me gripin (16%), dhimbje të fytit (21%) dhe kollë (18%).

Kjo të dhëna janë shqetësuese thotë studimi, sepse këto simptoma shpesh shkaktohen nga viruse kundër të cilave antibiotikët nuk bëjnë efekt.

Ekspertiza mjekësore është thelbësore për të bërë një diagnozë të saktë e për të përcaktuar nëse antibiotikët janë rruga e duhur e trajtimit.

Shqipëria duket qartë në grafikët që ilustrojnë studimin se ka nivele shqetsuese të përdorimit të antibiotikëve pa kriter.

Antibiotiku  më i përdorur rezultoi antibiotiku oral Azitromicinë gjatë vitit 2020 i cili gjatë këtij viti ishte i dyti më i më i përdorur në protokollet e mjekimit anti-covid.

Ekzistojnë lloje të ndryshme antimikrobikësh, siç janë antibiotikët për bakteret, antiviralët për viruset dhe antimykotikët për kërpudhat, ku secili synon lloje të veçanta mikroorganizmash.

E teksa AMR-ja është një fenomen natyror, zhvillimi dhe përhapja e superbaktereve po përshpejtohet nga keqpërdorimi i antimikrobikëve, duke i bërë infeksionet më të vështira për t‘u trajtuar në mënyrë efektive.

Rezistenca antimikrobike (AMR) njihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një ndër dhjetë kërcënimet kryesore globale të shëndetit publik, me rreth 5 milionë vdekje të lidhura çdo vit në mbarë botën, nga të cilat më shumë se gjysmë milioni ndodhin në Rajonin Europian të OBSH-së.

Realiteti alarmues është se, nëse nuk kryhet ndërhyrje e menjëhershme, numri i vdekjeve prej AMR-së mund të shkojë  në 10 milionë ccdonë vit, deri në vitin 2050.

Ky hulumtim tregon qartë se nivelet e ndërgjegjësimit të popullatave është i ulët dhe të gjitha vendet në rajonin tonë duhet të zbatojnë rregulloret në fuqi  që  parandalojnë shitjet pa recetë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

1 day ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

1 day ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

1 day ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

1 day ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

1 day ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

1 day ago

This website uses cookies.