OBSH: 20 nga 36 spitalet e Gazës nuk janë më në funksion

OBSH

OBSH

Njëzet nga 36 spitalet në Rripin e Gazës nuk janë më në funksion për shkak të bombardimeve të rënda, shkatërrimit dhe mungesës së furnizimeve mjekësore, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Edhe spitalet që janë ende në punë po e bëjnë këtë vetëm në baza urgjente, në mungesë të dezinfektuesve, dhe energjisë elektrike për të ofruar kujdes të rregullt për pacientët.

“Disa spitale që ende funksionojnë kanë dy herë më shumë pacientë se shtretërit”, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris.

“Çdo ndërprerje në kujdesin e tyre do të ishte kërcënuese për jetën dhe për fëmijët”, tha ajo.

Deklarata e OBSH-së erdhi pas raportimeve për luftime pranë Shifas dhe spitaleve të tjera nga media palestineze dhe Hamasi.

Drejtori i spitalit Al-Shifa, Muhammad Abu Salamiya, u tha gazetarëve në Gaza,

“Izraeli po shënjestron spitalin Al-Shifa për herë të katërt sot. Ndërtesa e klinikave ambulatore u bombardua, ku po transferoheshin rastet urgjente.

Ushtria izraelite raportoi sulmet në zonën ushtarake të Hamasit pranë spitalit Shifa.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) e kanë quajtur këtë zonë qendrën e shërbimeve sekrete dhe aktiviteteve operacionale të Hamasit.

Marrë nga ATSH

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.