Lajme

OBSH e shpall linë e majmunëve emergjencë globale për shëndetin publik

Për herë të dytë në dy vjet, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar linë e majmunit emergjencë globale të shëndetit publik. Vendimi i së mërkurës vjen pas një shpërthimi të infeksionit viral në Republikën Demokratike të Kongos që është përhapur në vendet fqinje.

Një komision për emergjencat u takua herët të mërkurën për të këshilluar Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghenreyesus, nëse përhapja e sëmundjes përbën një “emergjencë të shëndetit publik në shkallë botërore”.

Kjo emergjencë përbën nivelin më të lartë të alarmit të OBSH-së dhe synon të përshpejtojë hulumtimet, burimet financiare dhe masat e shëndetit publik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për të frenuar një sëmundje.

“Është e qartë se një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare është thelbësore për të ndaluar përhapjen dhe për të shpëtuar jetë”, tha zoti Tedros.

Lia e majmunit mund të përhapet përmes kontaktit. Zakonisht një sëmundje e lehtë, në disa raste mund të jetë vdekjeprurëse. Lia e majmunit shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe puçrra në trup të mbushura me qelb. Një variant i ri i lisë duket se përhapet më lehtë nëpërmjet kontaktit të ngushtë, përfshirë marrëdhëniet intime. Lia e majmunit është përhapur nga Kongo në vendet fqinje, përfshirë Burundin, Kenian, Ruandën dhe Ugandën.

“Zbulimi dhe përhapja e shpejtë e një varianti të ri të lisë së majmunit në Kongo, zbulimi në vendet fqinje që nuk kishin raportuar më parë raste dhe mundësia e përhapjes së mëtejshme brenda Afrikës dhe më gjerë, është shumë shqetësuese”, tha zoti Tedros.

Ai tha të mërkurën se OBSH-ja kishte autorizuar 1.5 milionë dollarë fonde emergjente dhe planifikon të autorizojë më shumë në ditët në vijim.

Në fillim të kësaj jave, organi më i lartë i shëndetit publik i Afrikës e shpalli linë e majmunit emergjencë për kontinentin, pasi paralajmëroi se infeksioni viral po përhapej në një shkallë alarmante, me më shumë se 17,000 raste të dyshuara dhe më shumë se 500 vdekje këtë vit, kryesisht midis fëmijëve në Kongo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

13 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

13 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

13 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

13 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

13 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

13 hours ago

This website uses cookies.