OBSH jep alarmin për përhapjen e gripit të shpendëve
Organizata botërore e shëndetësisë dha të enjten alarmin për numrin në rritje të rasteve të përhapjes së gripit avian H5N1 tek specie e reja, përfshi njerëzit, që po përballen me një indeks jashtëzakonisht të lartë vdekshmërie. Rastet e infektimit me variantin aktual të gripit të shpendëve filluan në 2020-n dhe kanë shkaktuar ngordhjen e dhjetëra milionave shpendëve, mes të cilëve edhe zogj të egër, si dhe gjitarë toke dhe deti, u shpreh zyrtari i OBSH-së Jeremy Farrar.
Listës së specieve të infektuara muajin e shkuar iu bashkuan edhe lopët dhe dhitë, një zhvillim I papritur ky për ekspertët sepse kjo kategori kafshësh nuk mendohej se nuk të infektoheshin me këtë lloj virusi. – AH5N1 është kthyer në një pandemi botërore e kafshëve. Shqetësimi është se duke infektuar shpendët dhe më pas gjitarët, virusi ka fituar aftësinë të infektojë njerëzit dhe më pas mund të kalojë nga njeriu tek njeriu, u theksoi Farrar. Deri tani nuk ka pasur prova të dëshmojnë se A H5N1 transmetohet mes njerëzve.
Por në qindra raste kur njerëzit ishin infektuar përmes kontaktit me kafshët, indeksi I vdekshmërisë ishte jashtëzakonisht i lartë, u shpreh më tej Farrrar. Që nga fillimi I vitit të shkuar deri në një prill të këtij viti, janë regjistruar 493 humbje jetësh në 889 raste të njerëzve të infektuar me virus nga 23 vende të ndryshme.
Ndërkohë, një tjetër zhvillim në lidhje me këtë çështje, autoritetet amerikane në fillim të këtij muaji bënë të ditur se një shtetas nga Teksasi ishte infektuar me grip shpendësh pas kontakteve që kishte pasur me gjënë e gjallë. Ky ishte rasti i dytë me i një qenie njerëzore të infektuar me grip shpendësh në SHBA por ndërkohë ishte njeriu I parë që e kishte marrë virusin nga një gjitar i infektuar.