obsh
Agjencitë ndërkombëtare shëndetësore kanë humbur komunikimin me ekipet e tyre në Gazë. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se është shqetësuar për sigurinë e punonjësve të saj në terren pasi situata është shumë e vështirë. Ajo bëri thirrje për një armëpushim humanitar dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë civilëve që mbahen peng në Gaza.
Ushtria izraelite thotë se trupat kanë hyrë brenda Gazës pasi më herët njoftoi se po zgjeron operacionin e saj tokësor ndaj Hamasit ndërsa bombardimet kanë shkaktuar ndërprerje të linjave të komunikimit dhe shërbimeve të internetit.
Presidenti i Turqisë Erdogan i bëri thirrje Izraelit që të ndalë menjëherë bombardimet në Gazë të cilat ai i ka quajtuar çmenduri, pasi sipas tij kanë shënjestruar gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm.
Ndërsa Presidenti i Egjiptit Al-Sisi paralajmëroi se rajoni mund të kthehet në një minë me sahat që do t’i prekë të gjithë nëse zgjerohet konflikti në Gaza.
Edhe Rusia thotë se bombardimet e Izraelit në Gaza janë kundër ligjit ndërkombëtar.
Ndërkohë familjet e pengjeve izraelite kritikuan kabinetin izraelit dhe shprehën frikë se pushtimi tokësor i ushtrisë do të rrezikojë më shumë jetën e familjarëve të tyre.
Më herët Izraeli refuzoi thirrjen për armëpushim të miratuar mbrëmjen e së premtes nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Izraeli është zotuar se do të zhdukë Hamasin, që kreu sulme në jug të këtij vendi më 7 tetor.
Deri më tani, si pasojë e dhunës mbi 7300 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe mbi 1400 izraelitë kanë humbur jetën.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.