Categories: BotaLajme

OBSH në alarm për spitalin e Al-Shifës në Gazë: Nuk lidhemi dot me kontaktet tona

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk po arrin të komunikojë me pikat e kontaktit në Spitalin Al-Shifa në Gazën Veriore.

Ndërsa po dalin raporte të tmerrshme rreth spitalit që përballet me sulme të përsëritura, ne mendojmë se kontaktet tona i janë bashkuar dhjetëra mijëra njerëzve të shpërngulur, të cilët po ikin nga zona,” njoftoi OBSH-ja.

Organizata e Shëndetësisë shtoi se “është shumë e shqetësuar për sigurinë e punonjësve të shëndetësisë, qindra pacientë të sëmurë dhe të plagosur, përfshirë foshnjat dhe njerëzit e shpërngulur që mbeten brenda spitalit. Numri i pacientëve raportohet se është pothuajse dyfishi mbi kapacitetin.

Spitali i Al-Shifës ka mbetur pa elektricitet prej ditës së shtunë.

Sipas ushtrisë izraelite, rreth 200 mijë njerëz janë larguar nga Gaza Veriore drejt zonave jugore në tri ditët e fundit. 

Që nga fillimi i luftës janë vrarë më shumë se 11 mijë banorë dhe mbi 4.500 fëmijë të Gazës, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, ndërsa nga 7 tetori, kur Hamasi sulmoi Izraelin, autoritetet izraelite kanë raportuar 1.200 persona të vrarë.

Gjatë së shtunës, avionët luftarakë izraelitë kryen goditje të tjera ndaj “infrastrukturës terroriste” edhe brenda Sirisë, në përgjigje të zjarrit ndërkufitar në drejtim të Maleve të Golanit.

Shkëmbimet e zjarrit ndërkufitar gjithashtu kanë ndodhur rregullisht përgjatë kufirit me Libanin, pasi Izraeli vazhdon ofensivën e vet kundër Hamasit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

10 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

10 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

10 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.