Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sëmundjet duke përfshirë linë e dhenve, meningjitin dhe infeksione të tjera po përhapen në Gaza pasi kushtet e jetesës përkeqësohen për shkak të rrethimit dhe ofensivës së vazhdueshme izraelite.
Një prej zyrtarëve të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një konferencë për median e ka përshkruar shifrën “më shumë” se normalja, teksa numërohen rreth 160,000 deri në 165,000 raste të diarresë që janë regjistruar në mesin e fëmijëve nën moshën pesë vjeç.
Rastet e meningjitit dhe verdhëzës janë regjistruar gjithashtu në enklavë, sipas Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze. OBSH po përpiqet të krijojë laboratorë të lëvizshëm në Gaza për të analizuar mostrat për verdhëzën, shtoi Peeperkorn.
Ai paralajmëroi se kushtet e vështira të jetesës po kontribuojnë në përhapjen e sëmundjes. Rreth 80% e popullsisë është zhvendosur pasi ushtria izraelite udhëzon qindra mijëra njerëz të lëvizin në zona gjithnjë e më të vogla të Gazës në mes të ofensivës tokësore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit kundër Hamasit. Ilaçet dhe furnizimet e tjera jetike mjekësore janë mbytur nga mbyllja e kufirit të Gazës për të gjithë, përveç një pike ndihme.
Më shumë se 130,000 raste të infeksioneve të traktit respirator dhe 35,000 raste të skuqjeve të lëkurës janë regjistruar, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza e kontrolluar nga Hamasi në një raport të botuar të hënën. Sipas raportit janë regjistruar të paktën 4,395 raste të lisë së dhenve, 17,511 raste me morra dhe 19,325 raste zgjebe.
Përhapja e sëmundjeve ka krijuar presione shtesë për sistemin shëndetësor në Gaza, të cilin Peeperkorn i OBSH-së e përshkroi si “në gjunjë”.
“Vetëm 11 nga 36 spitalet e Gazës janë pjesërisht funksionale”, tha Peeperkorn në konferencë, duke theksuar sfidat e paraqitura nga stafi i shkurtër dhe numri në rritje i pacientëve.
“Mjekët janë vërtet të detyruar të japin prioritet se kush merr kujdes dhe kush jo. Dhe ata po trajtojnë shumë nga rastet e rënda në fakt menjëherë në korridore ose në dysheme apo edhe në kishë”, tha ai.
Presidenti i Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare…
Disa turistë tashmë e kanë eksploruar dhe shijuar Shqipërinë gjatë verës, por ajo që shumë…
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion…
Një ditë pas takimit me shqiptarët në Londër, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në…
Marrëdhënia mes qenit dhe pronarit është gjithmonë e veçantë. Kaq e veçantë, saqë kur të…
Një histori e trishtë e një zogu shtegtar (gushkuq) ka ngjallur emocione tek shumë njerëz.…
This website uses cookies.