Odise Roshi gjen rrugën e rrjetës në Turqi

Odise Roshi
Odise Roshi nuk e harron zakonin e vjetër. Lojtari shqiptar ka shënuar golin e radhës në Ligën e parë turke me fanellën e Sakaryaspor në transfertën përballë Tuzlaspor.
Roshi ka zhbllokuar sfidën duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 35-të të pjesës së parë. Lojtari është zëvendësuar me fillimin e pjesës së dytë nga trajneri Sanli në sfidën e sotme përballë Tuzlaspor.
Ky ishte goli i dytë që shqiptari shënon për Sakaryaspor këtë sezon. Roshi është aktivizuar në 15 ndeshje në kampionat këtë vit.