Categories: AktualitetLajme

Ofertë e re akademike e arsimit të lartë, Manastirliu: Hapim dy programe të reja tek Shkencat e Natyrës

Fakultetit të Shkencave të Natyrës do t’i shtohen dy programe të reja për vitin e ri akademik 2024-2025, të cilat përshtaten me kërkesat e tregut, çka do të ndikojë edhe në rritjen e ofertës akademikë, përmes përzgjedhjes së programeve të studimit në këtë Fakultet.
 
Janë dy programe të reja bachelor, të cilat tashmë janë miratuar në fazën e parë nga MAS për hapjen në vitin e ri akademik 2024-2025, ‘Kimi Farmaceutike’, dhe ‘Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike’, dy programe të cilat do të zgjojnë interesin e të rinjve dhe gjimnazistëve”, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me stafin akademik dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
 
Ministrja Manastirliu ka vizituar edhe laboratorët e Fizikës, Kimisë dhe Informatikës të pajisur me teknologjinë më të lartë për zhvillimin e orëve mësimore dhe që do të jenë në funksion edhe të dy programeve të reja “Kimi Farmaceutike” dhe “Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike”, ku studentët kanë mundësinë të zhvillojnë njohuritë e tyre në këto fusha, duke i përgatitur ata për tregun e punës të sotëm dhe të ardhshëm.
 
Në takim u nënvizua edhe rëndësia e angazhimit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës për t’u përfshirë në Programin Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve.
 
Kemi shpallur Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të mësuesve, një program i cili synon që të rrisë kapacitetet dhe të ofrojë metodat efektive të mësimdhënies për rreth 4 mijë mësues të shkencave, të matematikës, të Tik-ut, teknologjisë dhe informacionit dhe gjithashtu edhe të gjuhës shqipe dhe brenda 2025-ës, mbi 16 mijë mësues do të trajnohen. Jemi duke punuar për modulet e trajnimeve të cilat duam që të jenë shumë praktike dhe të përmbajnë vërtetë ato metoda efektive që ti bëjnë mësuesit të rrisin potencialin dhe kapacitetet e tyre brenda lëndës që ata japin”, tha Ministrja Manastirliu.
 
Pedagogët e Shkencave të Natyrës vlerësuan takimin me Ministren Manastirliu, duke u angazhuar për të zgjeruar dhe rimodeluar ofertën akademike, për të tërhequr më shumë studentë në këtë fakultet, si dhe u treguan të gatshëm të kontribuonin në trajnimin e mësuesve të shkencave të natyrës që do të jenë pjesë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

3 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

3 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

3 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

6 hours ago

This website uses cookies.