Oficerët e sigurisë në shkolla – Kadija: Kemi 9 të tillë, në pritje edhe për 1 oficer tjetër

Nga 203 oficerë sigurie që janë trajnuar për të qënë në shkolla në vendin tonë, 9 prej tyre janë në Shkodër.
Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Brisela Kadija, tregon se këtë fillim vit edhe një tjetër shkollë do të pajiset me oficer sigurie duke plotësuar 10 shkollat e para që ofrojnë më shumë siguri.
Sinkr..BRISELA KADIJA..Drejtore ZVA Shkodër
Qëllimi i kësaj iniciative të përbashkët mes Ministrisë dhe institucioneve të tjera arsimore është garantimi i një mjedisi të nxëni të sigurt për nxënësit, stafin dhe komunitetin e shkollës.
Përfshirja e oficerit të sigurisë në shkollë synon rritjen e sigurisë përmes mbështetjes dhe ndërveprimit.
Edhe në Shkodër pritet të ketë më shumë shkolla me oficer sigurie.