Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në takimin me Oficerët e sigurisë në shkolla. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi maksimalisht rolin e oficerëve të sigurisë në shkolla, projekt që sipas tij mori shtysë që në vitin 2019.
Sipas kryeministrit, vendosja e oficerëve të sigurisë në shkolla, ka fuqizuar autoritetin e shkollës si institucion, dhe në këtë kuadër ka ardhur dhe rritja e pagës së oficerëve në 800 euro.
Kryeministri theksoi se oficerët e sigurisë në shkolla janë “syri dhe veshi i prindërve”.
“Sot Shqipëria, nëse jemi në kushtet që vjet kemi pritur 10 mln vizitorë, dhe sot akoma kur ka ehe disa muaj kemi arritur në 11 mln, siguria është elementi i parë kryesor.
Në 2019 diskutuam për futjen e oficerëve të sigurisë në shkolla. Ka nisur si projekt që sot ka marrë formë dhe na ka dhënë arsye për të parë një ndryshim të rëndësishëm dhe për të kuptuar se duhet fuqizuar më shumë ky autoritet i ri i shkollës. Për këtë arsye kemi bërë një rritje të pagës së oficerëve të sigurisë 800 euro dhe nuk do ndalemi këtu.
Oficerët e sigurisë janë në vend të prindërve që vëzhgojnë nga larg fëmijët, që përpiqen të gjejnë problemet, që u afrohen fëmijëve dhe i këshillojnë, që i ndihmojnë të marrin vendim të drejtë dhe janë syri dhe veshi i vetë prindërve”, u shpreh Rama.
Në Spitalin e Pukës po punohet intensivisht për riparimin e çatisë, pas dëmtimit të shkaktuar…
Java botërore e ndërgjegjësimit për antibiotikët vjen me apelin për t’i përdorur vetëm kur janë…
Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të diel (24 nëntor) në Londër një takim me shqiptarët…
Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për parandalimin…
DashiBëni kujdes në planin financiar, veçanërisht me sipërmarrjet e reja. Puna mund të ndihet paksa…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga…
This website uses cookies.