OKB: Goditen 4 strehimore në Gaza, 20 persona kanë humbur jetën

7034d87b6d2d41edb30bae0832fbe0e0
OKB-ja ka deklaruar se katër nga shkollat e saj në Gaza, që po përdoren si strehimore, janë dëmtuar në më pak se 24 orë.
Agjencia tha se njëra nga strehimoret u dëmtua në kampin e refugjatëve Jabalia, më i madhi në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 20 njerëz dhe duke plagosur pesë. Po ashtu, sipas tyre, një shkollë tjetër në kampin e refugjatëve në Beach ose Al-Shati, gjithashtu u dëmtua, ku një fëmijë u vrarë. Të dy vendet janë në veri të Rripit të Gazës.
Në një deklaratë, agjencia tha se incidentet erdhën pas dy ditësh të bombardimeve të rënda në zonë.
OKB-ja shton se këto katër strehimore qëndronin rreth 20.000 njerëz. Izraeli ka bombarduar Gazën me sulme ajrore, ndërsa kërkon të “shkatërrojë Hamasin”. OKB thotë se 72 punonjës të saj janë vrarë në Gaza./ BBC