Bota

OKB: Izraeli nuk po lejon misionet humanitare në veri të Gazës

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se Izraeli po vazhdon të parandalojë misionet humanitare që të arrijnë në Gazën veriore, përfshirë ushqime dhe ilaçe.

“Spitalet janë goditur dhe kanë mbetur pa energji ndërsa të lënduarit mbeten pa kujdes”, shkroi Philippe Lazzarini në platformën X.

Ai tha gjithashtu se strehimoret e mbetura të UNRWA ishin aq të mbipopulluara sa njerëzit e zhvendosur ishin “të detyruar të jetonin në tualete”, ndërsa citoi raporte se njerëzit që përpiqeshin të iknin po vriteshin.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se u kishte kërkuar autoriteteve izraelite të hynin në zonën Falouja të Jabalia, por ishte refuzuar.

Ndërkohë, një përfaqësues i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) i cili së fundmi vizitoi qytetin e Gazës tha se vuajtjet për rreth 400,000 njerëz në veri ishin “të paimagjinueshme”.

“Urdhrat e luftimeve të ashpra dhe evakuimi po i copëtojnë komunitetet. Ndërsa disa janë të dëshpëruar për t’u larguar, shumë, veçanërisht të moshuarit, të sëmurët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, nuk janë në gjendje të largohen. Qëndrimi tjetër, të besosh askund nuk është i sigurt, ” tha Stephanie Eller.

Ushtria izraelite ka intensifikuar një ofensivë njëjavore në pjesë të Gazës veriore, ku sipas saj luftëtarë të Hamasit janë rigrupuar atje.

Të hënën, banorët dhe mjekët thanë se forcat izraelite po rrethonin spitalet dhe strehimoret për njerëzit e zhvendosur.

Nga ana tjetër ushtria izraelite tha se po lehtësonte evakuimin e civilëve dhe po siguronte që spitalet të mbeteshin funksionale ndërsa vazhdonte “operimin kundër terroristëve dhe infrastrukturës terroriste”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

2 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

2 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

2 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

4 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

4 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

4 hours ago