OKB-ja akuzon se Izraelin: Shkeli armëpushimin 50-vjeçar me Sirinë

Kombet e Bashkuara pretendojnë se kur trupat izraelite kapën një zonë tampon të çmilitarizuar përgjatë kufirit me Sirinë në fillim të këtij muaji, ata shkelën një armëpushim 50-vjeçar midis dy vendeve.
“Prania e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në zonën tampon është një shkelje e Marrëveshjes së Shkëputjes të vitit 1974”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Marrëveshja “duhet të respektohet, dhe okupimi është okupim – nëse zgjat një javë, një muaj apo një vit, ai mbetet okupim”.
Nga ana e tij, Izraeli tha se prania e tij në zonën tampon është e përkohshme dhe do të zgjasë derisa pluhuri të vendoset në Siri dhe një udhëheqje e re e aftë për të garantuar respektimin e marrëveshjes së vitit 1974 të vendoset plotësisht pas përmbysjes së regjimit të Asadit.
Sipas Izraelit, marrja e kontrollit është bërë për të parandaluar aktorët xhihadistë që të shfrytëzojnë vakumin aktual të pushtetit për të hyrë në zonën tampon dhe për të kërcënuar Izraelin.