OKB: Jeta në Gazë do jetë e pamundur pa ndihmën e UNRWA-s
Joe English, zyrtari i agjencisë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijë në Kombet e Bashkuara ka deklaruar se sulmi vdekjeprurës ajror izraelit në Beit Lahiya është “realiteti i përditshëm për fëmijët dhe familjet në Gazë”.
Në sulmin izraelit u vranë më shumë se 90 persona, përfshirë 25 fëmijë pas goditjes së një ndërtese shumëkatëshe.
Joe English, specialist i komunikimit me UNICEF-in tha se mjekët dhe kolegët në Gazën veriore e kanë përshkruar kushte “afërsisht apokaliptike” nën një rrethim ushtarak izraelit gati njëmujor.
“Çdo herë, ne mendojmë se nuk mund të përkeqësohet, dhe çdo ditë, situata po përkeqësohet për fëmijët dhe familjet,” tha English për CNN, duke shtuar se njerëzit në Gazën veriore kanë nevojë urgjente për qasje në ndihma për shpëtimin e jetës.
English tha se ndalimi nga ana e Izraelit për Agjencinë e Ndihmës së Kombeve të Bashkuara për Palestinezët (UNRWA) për të vepruar në Gazë do ta bëjë situatën më të rëndë.
“Nuk ka asnjë organizatë tjetër në terren që është në gjendje të arrijë fëmijët dhe familjet në nevojë, të aftë për ta menaxhuar spitalin dhe qendrat shëndetësore, të aftë për të menaxhuar shkollat. Jeta në Gazë është mjaft e vështirë, por do të bëhet pothuajse e pamundur nëse parandalohet puna e UNRWA-s”, u shpreh English.