Categories: BotaLajme

OKB kërkon hetime për krime të mundshme lufte në Gaza

Dy ekspertë të pavarur të OKB-së kanë bërë thirrje për një hetim mbi krime të mundshme lufte dhe krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën në Gaza.

“Hetuesve të pavarur duhet t’u jepen burimet, mbështetja dhe aksesi i nevojshëm për të kryer hetime të shpejta, të plota dhe të paanshme mbi krimet që supozohet se janë kryer nga të gjitha palët në konflikt”, thanë ata në Gjenevë.

Megjithatë, ekspertët, Morris Tidball-Binz, dhe Alice Jill Edwards, nuk dhanë ndonjë shembull specifik.

Në javët e fundit, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë përmendur disa veprime që mund të përbëjnë krime lufte.

Këto përfshijnë rrëmbimin nga luftëtarët e Hamasit të më shumë se 200 personave në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor, militantët në Rripin e Gazës që përdorën civilët si mburoja njerëzore, Izraelin që në mënyrë efektive mbylli Gazën në fillim të luftës si edhe shkatërrimi i infrastrukturës civile në bombardimet izraelite që rezultojnë në mijëra të vdekur.

Ekspertët thanë se gjykatat në çdo vend mund të hetojnë dhe gjykojnë ata që janë përgjegjës për krime të tilla.

Vendimet e bazuara në këshillat e tyre mund të merren vetëm nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…

20 hours ago

PS mbyll fushatën në Shkodër  /  Rama- demokratëve: Me 11 maj minimumi dëgjoni Pavarotin, ose votoni PS

Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…

21 hours ago

Kopliku: Shkodrës do t’i rikthehet madhështia / Kandidati i PD- ASHM  takim përmbyllës me banorët e rajonit nr. 1 në qytet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike,  Ted Kopliku,  zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…

21 hours ago

Spahia: Qeveri- simbol i krimit / Kandidati i PD- ASHM: Me 11 maj ta ndëshkojmë me votë

Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…

21 hours ago

Sterkaj: Do të jem zëri juaj – Ekipi i kandidatëve të PS-së takim në Velipojë

Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…

21 hours ago

Boçi: Rama është i pashpresë / Drejtuesi politik i PD- së: Po kërkon edhe njëherë t’i imponohet Shkodrës

Rama po kërkon dhe njëherë tjetër  t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…

21 hours ago