OKB kritikon Izraelin, në Gaza po shkelet e drejta ndërkombëtare
Sulmet ajrore të izraelit nda grupit militant Hamas kanë goditur ndërtesa rezidenciale dhe shkolla në rripin e Gazës. Kjo u bë e ditur nga shefi I OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk, i cili theksoi se rrethimet, siç është ai që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Gazës janë të paligjshme nën ligjin ndërkombëtar.
“Rrethimet që rrezikojnë jetët e civilëve duke I privuar nga mallrat që janë thelbësorë për mbijetesën e tyre janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar. Kjo rrezikon në mënyrë serioze të drejtat e njeriut dhe situatën humanitare në gaza, si dhe aftësinë e objekteve mjekësore për të dhënë shërbim veçanërisht duke pasur parasysh numrin në rritje të të plagosurve . Një rrethim mund të marrë përmasat e një dënimi kolektiv. Akte të tilla mund të konsiderohen krime lufte”, qartësoi më pas zëdhënësja e OKB-së për të drejtat e njeriut.
Ndërkaq, një komision hetimor i ngritur nga OKB- u shpreh në një tjetër deklaratë se kishte prova të qarta se nga të gjitha palët e përfshira në konflikt ishin kryer krime lufte.
Agjencia e OKB-së për fëmijët UNICEF ndërkohë u shpreh jashtëzakonisht e alarmuar në lidhjet me masat e izraelit për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ujin, karburantet dhe rrugët përmes të cilave mundësohet furnizimi me ushqimeve.
“Një gjë e tillë shton ende më shumë vuajtjet për familjet e Gazës që po përballen me këtë katastrofë”, u shpreh zëdhënësi I OKB-së I cili vuri gjithashtu në dukje se qindra fëmijë izraelitë dhe palestinezë janë vrarë si pasojë e luftimeve.
E ndërsa Komisioni Europian ka propozuar pezullimin e ndihmës europiane për palestinezët, Spanja dhe Franca kanë dalë kundër një vendimi të tillë. Ministri i jashtëm spanjoll dhe ai francez u shprehën të të njëjtit mendim se Hamasi nuk duhet të ngatërrohej me popullsinë palestineze, autoritetin palestinez po organizatat e OB-së në terren, dhe se nuk duhej të pezullohej një ndihmë e tillë nga e cila përfiton populli palestinez.