Categories: BotaLajmePolitikë

OKB kritikon Izraelin, në Gaza po shkelet e drejta ndërkombëtare

Sulmet ajrore të izraelit nda grupit militant Hamas kanë goditur ndërtesa rezidenciale dhe shkolla në rripin e Gazës. Kjo u bë e ditur nga shefi I OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk, i cili theksoi se rrethimet, siç është ai që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Gazës janë të paligjshme nën ligjin ndërkombëtar.

Rrethimet që rrezikojnë jetët e civilëve duke I privuar nga mallrat që janë thelbësorë për mbijetesën e tyre janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar.  Kjo rrezikon në mënyrë serioze të drejtat e njeriut dhe situatën humanitare në gaza, si dhe aftësinë e objekteve mjekësore për të dhënë shërbim veçanërisht duke pasur parasysh numrin në rritje të të plagosurve . Një rrethim mund të marrë përmasat e një dënimi kolektiv.  Akte të tilla mund të konsiderohen krime lufte”, qartësoi më pas zëdhënësja e OKB-së për të drejtat e njeriut. 

Ndërkaq, një komision hetimor i ngritur nga OKB- u shpreh në një tjetër deklaratë se kishte prova të qarta se nga të gjitha palët e përfshira në konflikt ishin kryer krime lufte. 

Agjencia e OKB-së për fëmijët UNICEF ndërkohë u shpreh jashtëzakonisht e alarmuar në lidhjet me masat e izraelit për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ujin, karburantet dhe rrugët përmes të cilave mundësohet furnizimi me ushqimeve. 

Një gjë e tillë shton ende më shumë vuajtjet për familjet e Gazës që po përballen me këtë katastrofë”, u shpreh zëdhënësi I OKB-së I cili vuri gjithashtu në dukje se qindra fëmijë izraelitë dhe palestinezë janë vrarë si pasojë e luftimeve.

E ndërsa Komisioni Europian ka propozuar pezullimin e ndihmës europiane për palestinezët, Spanja dhe Franca kanë dalë kundër një vendimi të tillë.  Ministri i jashtëm spanjoll dhe ai francez u shprehën të të njëjtit mendim se Hamasi nuk duhet të ngatërrohej me popullsinë palestineze, autoritetin palestinez po organizatat e OB-së në terren, dhe se nuk duhej të pezullohej një ndihmë e tillë nga e cila përfiton populli palestinez.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

49 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

57 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

1 hour ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

1 hour ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

1 hour ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

1 hour ago

This website uses cookies.