OKB: Mbi 2.500 emigrantë të zhdukur në Mesdhe gjatë 2023-shit

ec941eb023b8494c828ae57f238b495e

ec941eb023b8494c828ae57f238b495e

Një zyrtar i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët ka deklaruar se më shumë se 2.500 emigrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur teksa përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Evropë deri në 2023-shin.

“Deri më 24 shtator, mbi 2.500 njerëz u llogaritën si të vdekur ose të zhdukur vetëm në vitin 2023“, i tha Këshillit të Sigurimit, Ruven Menikdivela (Menikdiwela), drejtor i zyrës së UNHCR-së në Nju-Jork.

Ky numër shënoi një rritje të madhe, mbi 1.680 emigrantë të vdekur ose të zhdukur në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

“Udhëtimi tokësor nga vendet e Afrikës sub-Sahariane, nga ku vijnë shumë prej emigrantëve, në pikat e nisjes në brigjet e Tunizisë dhe Libisë “mbetet një nga më të rrezikshmit në botë. Emigrantët dhe refugjatët “rrezikojnë vdekjen dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në çdo hap”, tha Menikdivela.

Në total, rreth 186 mijë njerëz mbërritën përmes detit në Evropën Jugore nga janari deri më 24 shtator, duke zbritur në Itali, Greqi, Spanjë, Qipro dhe Maltë. Shumica, mbi 130 mijë persona, mbërritën në Itali, duke shënuar një rritje prej 83 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sa i përket pikave të nisjes, nga janari deri në gusht të këtij viti vlerësohet se më shumë se 102 mijë refugjatë dhe migrantë u përpoqën të kalonin Mesdheun nga Tunizia dhe 45 mijë nga Libia. Rreth 31 mijë njerëz u shpëtuan në det ose u kapën dhe zbritën në Tunizi, dhe 10,600 në Libi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.