OKB-Microsoft bashkëpunim për të gjurmuar ndryshimet klimatike përmes IA
Microsoft ka njoftuar një partneritet me Kombet e Bashkuara në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së avancuar të të dhënave për të monitoruar ndryshimet klimatike globale dhe për të vlerësuar progresin sipas Marrëveshjes së Parisit.
Lëvizja vjen pasi qeveritë e botës mblidhen në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ose COP28, në Dubai.
Microsoft deklaroi se partneriteti do t’i mundësojë Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, ose UNFCCC, të krijojë një platformë të re të fuqizuar nga AI dhe qendër globale të të dhënave klimatike për të matur dhe analizuar progresin global në reduktimin e emetimeve të karbonit.
Teknologjia që do të istalohet pritet të thjeshtojë procesin e vërtetimit dhe analizimit të të dhënave klimatike të paraqitura nga 196 palët në Marrëveshjen e Parisit.
Brad Smith, nënkryetar dhe president i Microsoft, tha se këto mjete të reja të inteligjencës artificiale dhe të dhënave do t’i lejojnë kombet të masin emetimet shumë më mirë sesa bëjnë aktualisht.
Procesi që kërkon kohë për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave të karbonit shpesh realizohet nëpërmjet metodave manuale.