Categories: BotaLajme

OKB: Në Rripin e Gazës 650 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se 650 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi në Rripin e Gazës për shkak të sulmeve izraelite të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori 2023 e deri më tani.

“Në Gaza 100 mijë familje të zhvendosura kanë nevojë për tenda dimërore” bëhet e ditur në një raport sipas të cilin vihet në dukje se 12 mijë tonë rrënoja të cilat duhet të pastrohen janë krijuar në rajon për shkak të sulmeve të Izraelit që shënjestrojnë banesat në Gaza.

“Mbi 650 mijë persona nuk kanë shtëpi ku të kthehen. Shumë persona nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të dëmtimit të infrastrukturës dhe rreziqeve të krijuara nga mbetjet e shpërthyesve”, thuhet në raport.

Për shkak të sulmeve izraelite, 1,9 milion njerëz janë zhvendosur me forcë në Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2,3 milionë palestinezë. Shumica e palestinezëve të zhvendosur, janë strehuar në rajonin Rafah në jug të Gazës dhe për të cilin në ditët e fundit Izraeli ka dhënë sinjale për të filluar sulme.

Burimet palestineze kanë njoftuar se 70 mijë shtëpi janë shembur plotësisht ndërsa 290 mijë të tjera janë dëmtuar pjesërisht ose janë bërë të papërdorshme në Rripin e Gazës që ushtria e izraelite e mban nën sulmet e saj tokësore, ajrore dhe detare.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

12 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

12 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

12 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

13 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

13 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

15 hours ago

This website uses cookies.