OKB: Operacionet tona po paralizohen në Gaza, s’kemi karburant

gazaaaa

gazaaaa

Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara që ndihmon palestinezët ka bërë të ditur se operacionet e saj po paralizohen në Gaza për shkak të mungesës së karburantit, pasi Izraeli vazhdon të këmbëngulë se furnizimet ekzistojnë, por kontrollohen nga Hamasi.

Drejtoresha e komunikimit për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët (UNRWA), Juliette Touma tha se agjencia do të detyrohet të ndalojë operacionet krejtësisht nëse karburanti – thelbësor për gjenerimin e energjisë për spitalet ndër të tjera – nuk dorëzohet deri të enjten.

UNRËA vazhdon të luftojë me furnizimet me karburant shumë të kufizuar dhe në pakësim. Racionimi i dërgesave vazhdon, duke përfshirë objektet mjekësore dhe furrat e bukës. UNRWA është duke u paralizuar për shkak të mungesës së dërgesave të karburantit në Rripin e Gazës”, tha Touma në një deklaratë për CNN.

Agjencia paralajmëroi një ditë më parë se do të mbaronte karburanti deri në fund të së mërkurës.

Izraeli thotë se furnizimet mbeten: Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se problemi nuk është mungesa e karburantit në Gaza, por se ajo është në duart e Hamasit.

Zëdhënësi i IDF-së nënkoloneli Jonathan Conricus theksoi se ka “800 mijë dhe ndoshta më shumë se një milion litra karburant të llojeve të ndryshme të ruajtura brenda Gazës” nën kontrollin e Hamasit, sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake izraelite.

“Disa prej tyre ishte grumbulluar më parë, disa prej tyre ishin vjedhur nga OKB-ja, disa prej tyre ishin vjedhur nga Hamasi nga shitësit privatë”, tha ai.

Duke folur për CNN të enjten, një tjetër zëdhënëse e UNRWA, Tamara Alrifai, tha se “Nëse ekzistojnë apo jo burime të tjera të karburantit në Gaza nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me ne, ne jemi agjenci njerëzore.”

Me mbarimin e shpejtë të karburantit, UNWRA po detyrohet të marrë vendime të vështira për devijimin e energjisë midis furrave dhe reparteve spitalore me më shumë se 600,000 njerëz tani të zhvendosur dhe që mbështeten në një copë bukë çdo ditë, shtoi Alrafai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.