Bota

OKB: Paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

OKB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare që po marrin vendet e ndryshme në Azinë Juglindore nuk po arrijnë t’i frenojë këto organizata kriminale.

Në raportin e OKB-së thuhet se bandat kineze dhe ajo nga Azia Juglindore i joshin viktimat duke premtuar investimeve, fitimeve me kriptomonedha, romanca dashurie dhe mashtrime të tjera. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) mashtrimet kibernetike tani janë kthyer në një industri e sofistikuar mbarëbotërore. Bandat kanë konvikte të shumta në të cilat strehojnë dhjetëra-mijëra punëtorë, kryesisht të trafikuar, të cilët i detyrojnë të mashtrojnë njerëz të tjerë përmes internetit.

Për të luftuar grupet e krimit nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar

“Ky lloj krimi po përhapet si kancer,” thotë Benedikt Hofmann, Përfaqësuesi Rajonal zyrës së UNODC-ut për Azinë Juglindore dhe Paqësorin. “Autoritetet i kundërvihen atij në një zonë, por rrënjët e tij nuk zhduken kurrë; ato thjesht migrojnë nga një vend tek tjetri.”

UNODC thotë se rrjetet kriminale po i zgjerojnë operacionet e tyre nga Azia në Amerikën e Jugut, në Afrikë, Lindjen e Mesme, në Evropë dhe madje edhe disa ishuj të Paqësorit.

Sipas raportit të UNODC  në vitin 2023, grupet kriminale kanë nxjerrë në vendet e Azisë Lindore dhe Juglindore përmes mashtrimeve kibernetike rreth 37 miliardë dollarë (32.5 miliardë euro), kurse në SHBA më shumë se 5.6 miliardë dollarë (4.9 miliardë euro).

UNODC i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, duke thënë se tani gjendja ka arritur në një “pikë kritike kthese”. Sipas OKB-së mospërfshirja në aksionet e përbashkëta kundër këtyre bandave do të ketë “pasoja të paprecedenta për Azinë Juglindore të cilat mund të kenë ndikim global”. /DW/

Blerti Delija

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

6 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

8 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

9 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

9 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

9 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

9 hours ago