Categories: BotaLajme

OKB paralajmëron: Mbi 1 milion banorë të Gazës mund të përballen me vdekjen dhe urinë deri në mes të korrikut

Më shumë se një milion palestinezë mund të përballen me urinë deri në muajin e ardhshëm për shkak të luftës në Gaza, paralajmëroi shefi i ndihmës së Kombeve të Bashkuara. Sipas OKB-së, konfliktet në Gaza dhe Sudan “po shtyjnë miliona njerëz në prag të urisë”.

Njerëzit tashmë po vdesin nga uria. Uria në shekullin 21 është një plagë e parandalueshme. Udhëheqësit e G7 mund dhe duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre për të ndihmuar në ndalimin e saj. Të presësh për një deklaratë zyrtare përpara se të veprosh, do të ishte një dënim me vdekje për qindra mijëra njerëz dhe një fyerje morale“, tha OKB-ja përpara samitit të G7 në Itali  këtë javë.

Nënsekretari i përgjithshëm për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths, tha se më shumë se një milion njerëz në Gaza “pritet të përballen me vdekjen dhe urinë nga mesi i korrikut”.

Ai tha se ndihma humanitare nuk është zgjidhja e konflikteve dhe se vendet në G7 “duhet të sjellin menjëherë fuqinë e tyre të konsiderueshme politike dhe burimet financiare në mënyrë që organizatat e ndihmës të mund të arrijnë të gjithë njerëzit në nevojë”.

“Bota duhet të ndalojë së ushqyeri makineritë e luftës që po i vrasin civilët e Gazës dhe Sudanit. Është koha për t’i dhënë përparësi diplomacisë që do t’u kthejë njerëzve të ardhmen e tyre“, tha Griffiths./ CNN

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

16 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

16 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

16 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

16 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

16 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

16 hours ago

This website uses cookies.