OKB: Rripi i Gazës po përballet me boshllëk masiv ushqimor
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) ka paralajmëruar se Rripi i Gazës tani përballet me një boshllëk “masiv” ushqimor dhe uri të përhapur, ndërsa pothuajse e gjithë popullsia e enklavës palestineze ka nevojë “të dëshpëruar” për ndihmë ushqimore.
Drejtoresha ekzekutive e WFP, Sindi Mek Kein (Cindy McCain) deklaroi se furnizimet me ushqim dhe ujë janë “praktikisht inekzistente” në Gaza se “civilët po përballen me mundësinë e menjëhershme të urisë”.
18 agjenci të OKB-së dhe bamirësi ndërkombëtare refuzojnë thirrjet e IDF-së për evakuim në “zonë të sigurt” 14 km katrorë
Pasi ushtria izraelite lëshoi fletëpalosje të mërkurën pasdite duke u thënë palestinezëve në zonat në lindje të qytetit jugor të Khan Younis të evakuoheshin në një “zonë të sigurt” në Mawasi, një qytet prej vetëm 14 km katrorë, krerët e 18 agjencive të OKB-së dhe organizatave bamirëse ndërkombëtare hodhën poshtë krijimin e një zone të sigurt, duke thënë se përqendrimi i civilëve në një zonë ndërkohë që luftimet vazhdojnë, është shumë i rrezikshëm.