OKB: Uria në Rripin e Gazës pothuajse e pashmangshme
OKB-ja ka ngritur alarmin për urinë e pashmangshme në Rripin e Gazës. Në një deklaratë të lëshuar më 27 shkurt nga zv.drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit Carl Skau, theksohet se po kërcënohet uria në pjesën veriore të enklavës së rrethuar nga ushtria izraelite, pasi mungesa e aksesit në ndihma humanitare dhe me të korra kanë pësuar shkatërrim masiv.
“Nëse asgjë nuk ndryshon, zia e bukës është e afërt në Gazën veriore”, tha ai.
Sipas OKB-së, e cila kritikon kufizimet nga autoritetet izraelite, që nga 23 janari, asnjë karvan ndihme nuk ka mundur të arrijë në Rripin verior të Gazës.
Pjesa veriore e territorit të vogël palestinez nuk është e vetmja në rrezik, pas gati pesë muajsh luftë midis Izraelit dhe Hamasit.
“Nëse nuk bëhet asgjë, ne kemi frikë se uria e përhapur në Rripin e Gazës është pothuajse e pashmangshme. Ne jemi në fund të shkurtit me të paktën 576,000 njerëz në Gaza – një e katërta e popullsisë – një hap larg urisë”, dhe praktikisht të gjithë 2.2 milionë banorët “të varur nga ndihma humanitare tmerrësisht e pamjaftueshme për të mbijetuar“, tha Ramesh Rajasigam, i cili përfaqësonte Martin Griffiths, koordinatorin humanitar të OKB-së.
Ai paralajmëroi se situata do të përkeqësohet.
Një ditë përpara të hënës, kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRËA), Philippe Lazzarini, theksoi përmes X (ish-Tëitter) se në shkurt, ndihma për të arritur në Rripin e Gazës ra me 50% krahasuar me janarin.
“Afro 1,000 kamionë të ngarkuar me 15,000 ton ushqime janë në Egjipt, gati për të lëvizur,” vuri në dukje dje zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.