Categories: BotaLajme

OKB: Uria në Rripin e Gazës pothuajse e pashmangshme

OKB-ja ka ngritur alarmin për urinë e pashmangshme në Rripin e Gazës. Në një deklaratë të lëshuar më 27 shkurt nga zv.drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit Carl Skau, theksohet se po kërcënohet uria në pjesën veriore të enklavës së rrethuar nga ushtria izraelite, pasi mungesa e aksesit në ndihma humanitare dhe me të korra kanë pësuar shkatërrim masiv.

Nëse asgjë nuk ndryshon, zia e bukës është e afërt në Gazën veriore”, tha ai.

Sipas OKB-së, e cila kritikon kufizimet nga autoritetet izraelite, që nga 23 janari, asnjë karvan ndihme nuk ka mundur të arrijë në Rripin verior të Gazës.

Pjesa veriore e territorit të vogël palestinez nuk është e vetmja në rrezik, pas gati pesë muajsh luftë midis Izraelit dhe Hamasit.

Nëse nuk bëhet asgjë, ne kemi frikë se uria e përhapur në Rripin e Gazës është pothuajse e pashmangshme. Ne jemi në fund të shkurtit me të paktën 576,000 njerëz në Gaza – një e katërta e popullsisë – një hap larg urisë”, dhe praktikisht të gjithë 2.2 milionë banorët “të varur nga ndihma humanitare tmerrësisht e pamjaftueshme për të mbijetuar“, tha Ramesh Rajasigam, i cili përfaqësonte Martin Griffiths, koordinatorin humanitar të OKB-së.

Ai paralajmëroi se situata do të përkeqësohet.

Një ditë përpara të hënës, kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRËA), Philippe Lazzarini, theksoi përmes X (ish-Tëitter) se në shkurt, ndihma për të arritur në Rripin e Gazës ra me 50% krahasuar me janarin.

Afro 1,000 kamionë të ngarkuar me 15,000 ton ushqime janë në Egjipt, gati për të lëvizur,” vuri në dukje dje zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe liturgjinë e parë pas Fronëzimit

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ka mbajtur liturgjinë e tij të…

32 minutes ago

Sekreti i përgatitjes së llokumeve të shtëpisë

Përbërësit 25 g sheqerpluhur 100 g niseshte misri (e ndarë në: 25 g + 75…

34 minutes ago

Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin…

55 minutes ago

Bangkok – Numri i të vdekurve nga tërmeti arrin në 17, dhjetëra të zhdukur

Numri i të vdekurve në Bangkok pas tërmetit me magnitudë 7,7 ballë që goditi të…

58 minutes ago

Rama ndan videon me personazhet e animuara të politikës: Për bufin dhe shokët e tij

 Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar me personazhe të…

1 hour ago

Deklarata shokuese e Brigitte Bardot pas vdekjes së Alen Delon

Viktimë e një krize të frymëmarrjes dy vite më parë, aktorja franceze Brigitte Bardot është…

2 hours ago