OKB “vjen” në Shkodër/Aktivitete gjithëpërfshirëse u zhvilluan në hollin e Bashkisë kushtuar OKB-së

OKB SHKODER
Edicioni i dytë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare ka vijuar festimin e Javës së OKB-së teksa edhe Bashkia e Shkodrës u bë pjesë e aktiviteteve kushtuar asaj. E planifikuar të mbahej në sheshin para Bashkisë, për shkak të kushteve atmosferike aktivitetet u zhvendosën në hollin e saj.
Punime artistike, një shfaqje teatrale me kukulla, produkte bujqësore nga fermerë vendas dhe shumë aktivitete të tjera për çdo grupmoshë ishin disa nga treguesit e punës që bëjnë Entitetet e Kombeve të Bashkuara zbatojnë në vendin tonë.
Ky organizim u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës ,Benet Beci , dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së, Fiona McCluney.
Dita e OKB-së në Shkodër u mbyll me koncertin festiv të përgatitur nga fëmijët e talentuar të QKF “Kujtim Alija”.