OktoberFest në Gjermani/ Festivali më i madh i birrës në botë mbyllet më 3 tetor

5a3fa142fe0b44529c4698a1fd5d6502

5a3fa142fe0b44529c4698a1fd5d6502

Kryeqyteti bavarez Mynih ka hapur dyert për dashamirësit e birrës nga mbarë bota, pasi festivali gjerman Oktoberfest mban edicionin e tij të 188-të. 

Vizitorët këtë vit do të kenë mundësi të argëtohen dy ditë më tepër se një vit më parë, pasi dyert e festivalit mbyllen më 3 tetor, në festën e ribashkimit të Gjermanisë.

Këtë vit, kriza e rritjes së çmimeve pritet të lërë gjurmë në Oktoberfest duke ndikuar në koston e birrës, e cila kushton 6% më shumë se një vit më parë. 

Çdo ditë e martë e festës së birrës u kushtohet fëmijëve dhe familjeve. Biletat për aktivitetet argëtuese kushtojnë nga 2.50 euro deri në 12.50 euro.

Më shumë se 600 oficerë policie dhe mbi 2000 roje private të sigurisë janë përgjegjës për sigurinë në festivali më të famshëm të birrës në botë. 

Oktoberfesti i Mynihut i ka zanafillat që nga viti i hershëm 1810 për të festuar martesën midis princit dhe mbretit të ardhshëm, Ludvig të Bavarisë me princeshën Therese të Zaksën- Hildburg – hausen.  Me kalimin e kohës, tradita e festave të birrës ka kaluar kufijtë gjermanë dhe është përhapur në të gjithë botën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.