Olena Zelenska thirrje udhëheqësve botërorë: Të kthehen në Ukrainë 19,000 fëmijët e rrëmbyer
Zonja e parë e Ukrainës u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të ndihmojnë në kthimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë në Rusi. Zelenska deklaroi se fëmijët e rrëmbyer janë duke u indoktrinuar dhe privuar nga identiteti i tyre kombëtar.
Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Olena Zelenska tha se më shumë se 19,000 fëmijë ukrainas janë transferuar me forcë ose janë dëbuar në Rusi ose në territoret e pushtuara. Deri më tani janë rikthyer vetëm 386.
“Në Rusi, “ata u thanë se prindërit e tyre nuk kanë nevojë për ta, se vendi i tyre nuk ka nevojë për ta, se askush nuk po i pret. Fëmijëve të rrëmbyer iu tha se nuk janë më fëmijë ukrainas, se janë fëmijë rusë “, tha Zelenska.