Olimpiada, futbollistja e Zambias vendos rekord
Sulmuesja e Zambias Barbra Banda shkroi emrin e saj në librat e historisë së Olimpiadës. Pavarësisht humbjes së skuadrës së saj ndaj Australisë me shifrat 6-5, ai takim i dha lojtares një mundësi për të gdhendur emrin e saj në panteonin e futbollit.
Në thrillerin me 11 gola, ajo shënoi në 60 sekondat e para të takimit, për të vazhduar më pas në minutat 33-të dhe në të 45-tën.
Pas përfundimit të takimit, ylli i lindur në Lusaka shprehu dëshirën e saj për të thyer më shumë rekorde.
“Puna në ekip më ndihmoi të shënoja tre golat. Tani nuk dua të shikoj të kaluarën, por të fokusohem ndoshta në krijimin e rekordeve të reja. E dini, futbolli është një lojë që të jep shanse. Pra, nëse kam mundësinë të kem një tjetër rekord, atëherë patjetër që duhet ta shfrytëzoj me mençuri.Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur që jam në Olimpiadën time të dytë. Është ëndrra e çdo personi të luajë në atë nivel. Të përfaqësoj vendin tim, më bën të lumtur.”
E konsideruar si një nga femrat më të mëdha të futbollit të Afrikës, Banda nuk është e re për të vendosur rekorde. Në Lojërat Tokio 2020, ajo u bë futbollistja e parë që shënoi tre gola kundër Kinës dhe në sfidën ndaj Holandës.