Categories: LajmeSportFutboll

Olimpiada, futbollistja e Zambias vendos rekord

Sulmuesja e Zambias Barbra Banda shkroi emrin e saj në librat e historisë së Olimpiadës. Pavarësisht humbjes së skuadrës së saj ndaj Australisë me shifrat 6-5, ai takim i dha lojtares një mundësi për të gdhendur emrin e saj në panteonin e futbollit.

Në thrillerin me 11 gola, ajo shënoi në 60 sekondat e para të takimit, për të vazhduar më pas në minutat 33-të dhe në të 45-tën.

Pas përfundimit të takimit, ylli i lindur në Lusaka shprehu dëshirën e saj për të thyer më shumë rekorde.

“Puna në ekip më ndihmoi të shënoja tre golat. Tani nuk dua të shikoj të kaluarën, por të fokusohem ndoshta në krijimin e rekordeve të reja. E dini, futbolli është një lojë që të jep shanse. Pra, nëse kam mundësinë të kem një tjetër rekord, atëherë patjetër që duhet ta shfrytëzoj me mençuri.Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur që jam në Olimpiadën time të dytë. Është ëndrra e çdo personi të luajë në atë nivel. Të përfaqësoj vendin tim, më bën të lumtur.”

E konsideruar si një nga femrat më të mëdha të futbollit të Afrikës, Banda nuk është e re për të vendosur rekorde. Në Lojërat Tokio 2020, ajo u bë futbollistja e parë që shënoi tre gola kundër Kinës dhe në sfidën ndaj Holandës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

UEFA cakton “rebelin” zvicerian për ndeshjen mes Bajernit dhe Interit

UEFA i ka besuar arbitrit nga Zvicra, Zandro Sherer takimin e parë mes Bajernit të…

12 minutes ago

Kreu i misionit të OSBE takim në PL, Zannier: Jemi me shtetin e së drejtës e zbatimit të ligjit

Kryesuesi i Misionit të OSBE, Lamberto Zannier, ka zhvilluar një takim në Partinë e Lirisë.…

14 minutes ago

Shqipëria kujton 7 Prillin – 86 vite nga pushtimi fashist, nderohen heronjtë

Është përkujtuar në Durrës 86-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian. Në ceremoninë e organizuar morën…

16 minutes ago

Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim, fuqizon produktet e markës “Made in Albania”

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë pamje në rrjetin social Facebook…

1 hour ago

Izraeli sulme raketore mbi Gaza, vriten 32 gra dhe fëmijë. Netanyahu niset drejt SHBA

Të paktën 32 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve…

1 hour ago

Berisha: Rama po përdor të gjitha format antiligjore që ndikojnë në procesin e zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimet e zhvilluara në Strasburg kërkoi mbështetje dhe…

1 hour ago

This website uses cookies.