Lajme

Olimpik Shkodra, ekip i ri futbolli në Shkodër – Ditmar Jubica drejtor sportiv, francezi Raine Amokrane trajner

Një tjetër ekip i ri futbolli formohet në Shkodër. Ai është Olimpic Shkodra FC, i cili nuk ka humbur kohë duke u rregjistruar menjëherë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit duke marrë miratimin e pjesëmarrjes në Kampionatin Kombëtar të kategorisë së tretë të futbollit shqiptar.

Nga sa mësohet, skuadra ka nisur përgatitjet në një nga fushat sportive në periferi të qytetit të Shkodrës me një kontigjent futbollistësh shkodranë dhe të huaj, të cilët janë përzgjedhur nga Ditmar Jubica, i cili mban postin e drejtorit sportiv të Olimpic Shkodra FC.

 Për shkodranin Jubica, karriera sportive e të cilit lidhet kryesisht me fushën e arbitrimit, ky është një hap tjetër në karrieren e tij sportive, ndërkohë që më herët pati një përvojë shumë pozitive  edhe në postin e drejtorit sportiv të klubit të futbollit bushatas, Basania FC.

Përpos drejtorit sportiv, burime pranë Olimpic Shkodra FC, bëjnë të ditur se është përzgjedhur edhe trajneri që do të drejtojë këtë skuadër. Bëhet fjalë për francezin me përvojë Raine Anton Amokrane, që zotëron shumë certifikata në menaxhimin dhe trajnimet e futbollit.

 Nga sa bëhet e ditur, prezantimi i skuadrës, drejtorit sportiv, trajnerit, si dhe strukturave të tjera të klubit Olimpic Shkodra FC, do të bëhet javën e ardhshme me praninë e mediave.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

21 hours ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

21 hours ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

21 hours ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

21 hours ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

21 hours ago

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës, fiton me rezultatin 3-0, zgjohen ëndrrat për në Botëror

Kombëtarja shqiptare triumfon përballë  Andorrës. Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0, rezultat ky që…

21 hours ago

This website uses cookies.