Evropiani i Gjermanisë do të jetë turneu i fundit i Olivier Giroud me kombëtaren. Këtë e ka bërë të ditur sulmuesi 38-vjeçar, i cili në intervistën për L’Equipe ka shpjeguar se në fund të turneut do të largohet nga kombëtarja e Francës, me të cilën luan që nga viti 2011.
Një tjetër lamtumirë për ish-qendërsulmuesin e Arsenalit dhe Chelseat, i cili tashmë ka zyrtarizuar transferimin e tij në Los Angeles, pas tre vitesh te Milani.
“Kampionati Europian do të jetë kompeticioni im i fundit me kombëtaren e Francës. Duhet t’u lëmë vend të rinjve. Mendoj se mund të luaj edhe dy vite të mira në karrierën time me Los Angeles, por i them mjaft kombëtares”. Ai shënoi 57 gola me kombëtare e Francës, një rekord i të gjitha kohërave për Olivier Giroud që i paraprin një kampioni si Henry me 51 gola dhe bashkëlojtarëve të tij aktual Mbappé me 46 dhe Griezmann 44. Giroud zë podiumin e paraqitjeve me kombëtaren, me 131 ndeshje, pas Lloris me 145 dhe Thuram me 142.
Me fanellën e Francës, kulmin e arriti në Kupën e Botës në Rusi në 2018, një edicion i fituar si titullar, pavarësisht se nuk e gjeti kurrë golin. Më parë, sulmuesi francez ishte afër fitimit të titullit evropian, kur në 2016 u zhvillua në Francë, një finale e humbur kundër Portugalisë si dhe në Kupën e fundit të Botës në Katar 2022, e cila u fitua nga Argjentina e Messit.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.