Onana, përjashtim nga Kupa e Afrikës
Onana, portieri i Mançester Junajted, duket se tanimë ka probleme dhe me kombëtaren e tij të Kamerunit. Ish-portieri i Interit, tanimë i Mançester Junajted, rrezikon përjashtimin nga të grumbulluarit e Kamerunit për Kupën e Afrikës, që nis më 13 janar.
Rikthehet tensionet e larta dhe raportet e rënduara të Onanës me presidentin e Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o. Vitin e kaluar Onana pat dhënë lamtumirën nga kombëtarja e Kamerunit për të cilën u rimendua në një moment të dytë. Por Onana, ndërsa në fakt tek Mançester Junajted e dinë se do të shkojë në Kupën e Afrikës, mund të mos jetë në këtë kompeticion për shkak të problemeve të brendshme me ekipin.
Realisht nuk është duke kaluar një moment të mirë, teksa shfaqi dobësi dhe në ndeshjen ndaj Aston Vilës, sidomos në pësimin e golit të MekGin. Kameruni ndodhet në grupin C me Gambian, Guinean dhe Mozambikun. Tanimë është në dorë të trajnerit Rigobert Song për të vendosur për fatin e Onanas, kurse Kameruni është katër herë fituesi i Kupës së Afrikës.