Categories: LajmePolitikë

Onkologjiku-PD: Mbyllët sytë për raportet e KLSH-së. Koçiu: Politizimi i ngjarjes, i dështuar

Skandali i Onkologjikut ka qenë sërish pjesë e debateve të Kuvend ku një pjesë e grupit të PD kanë kërkuar interpelancë me ministren Albana Koçiu. Në emër të grupit të PD, deputetja Zheni Gjergji tha se abuzimet në Onkologjik shkërmoqën “shëndetësinë e Edi Ramës” ndërsa tha se korridoret e Onkologjikut u kthyen në një “kancer” për sistemin shëndetësor.

Duke iu drejtuar ministres Koçiu, deputetja kërkoi se pse ajo mbylli sytë para raporteve të KLSH ku tregonte abuzimet në Spitalin Onkologjik dhe nuk mori masa.

“Shëndetësia e Ramës u shkërmoq, u mund nga kanceri aty ku luftohet kjo sëmundje në korridoret e onkologjikut. Të gjithë e pamë korrupsionin qeveritar të ministrive dhe ish ministrave, drejtorëve dhe ish drejtorëve dhe në fund e disa mjekëve. Ju mund të fshiheni pas faktit se keni pak muaj në krye të shëndetësisë por përgjegjësitë nuk maten në kohë, por duhet të zbatonit ligjin për të parandaluar dhe vepruar në kohë për t’i dhënë fund abuzimeve vetëm te onkologjiku. Abuzimit janë galoponte në sektorin e shëndetësisë. Lufta juaj nuk është me shkelësit e ligjit, por me ata që thënë të vërtetën dhe ju kërkojnë llogari për të trajtim njerëzor dinjitoz. KLSH ka ngritur alarmin për shkeljet dhe mjekimet e skaduara, mungesën e tyre. Për mungesë trajtimi me kimioterapi dhe së fundi për mosvënien në punë të aparaturës së kobaltit si dheshmi që jeta vlen shumë pak. Këta janë përgjegjësi e juaja që keni bërë veshin e shurdhër për të ndryshuar situatën tek onkologjiku. Të distancoheni nga veprimet  shefit dhe ish paraardhësit e juaj”, tha deputetja.

Në fjalën e saj, ministrja Koçiu dënoi skandalin e zbuluar në Onkologjik ku tha se të gjithë ata që janë të përfshirë do të marrin dënimin e merituar. Ajo iu përgjigj edhe opozitës, ku tha se akuzat politike janë të dështuara, pasi sipas saj, nuk fshehin investimet që janë bërë në sistemin shëndetësor gjatë gjithë këtyre viteve.

“Skandali që ndodhi thuan çdo element njerëzor  e profesional në onkologjik, ne vendosëm një standard dhe është i vetmi që aplikohet për të gjithë, kush do vërtetohet fajtor nuk ka më punë me këtë qeveri dhe familjen politike dhe ky standard vlen dhe për mjekët. Në vlerësimin tim  përbën faj të rëndë dhe nivelet e një krimi që hyn në veprat kriminale. Se si kemi transformuar përgjegjësinë ndaj angazhimet publike në çdo asket nuk do ndodhet pa reformën në drejtësi. Lidhur me zullumin që doli në dritë, Ministria e Shëndetësisë që kur mësoi lajmin reagoi menjëherë dhe gjej rastin bëj thirrje për drejtësinë të kenë tolerancë zero për çdo të implikuar që ka abuzuar me profesionin e mjekut. Do jem në mbrojtje të çdo anëtari të bluzëve të bardha që e respekton atë dhe nuk lejon ta njollosë. Tentativa për ta politizuar ngjarjen dhe për të vendosur në ndasi është akt i dështuar. Ju përdorini për polikë edhe vdekjen por kjo nuk ju bën nder. Do ashpërsojmë masat ligjor dhe Urdhri i Mjekut për të mos toleruar asnjë rast korruptiv. Shpreh solidaritet me qytetarët nga zbulimi i zullumit dhe t’i siguroj se kjo ngjarje e rëndë do shërbejë për të përmirësuar më tej sistemin shëndetësorë. Por marrim hapat e nevojshëm për të ndryshuar kornizën ligjore për të vendosur me meritokraci. Akuzat politike nuk mund të zhbëjnë punët e bëra në të gjithë sistemin shëndetësor. Ngjarja e Onkologjikut na tregon se sa shumë punë kemi për të bërë, është akumuluar shumë llum në këto 30 vite dhe kur I shtohet dhe llumi politik situata bëhet edhe shumë më e komplikuara”, tha Koçiu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Eksperti: Nëndetësja Titan ishte dëmtuar disa ditë para incidentit fatal

Nëndetësja Titan që u shpërbë gjatë zhytjes drejt rrënojave të Titanikut, duke vrarë të pesë…

33 mins ago

Sterilizimi, ish-zv.ministri Rrjepaj lë qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin në Kuvend. Prokuroria…

36 mins ago

Gonxhja pret ambasadoren e Austrisë: Rritje të shkëmbimit ekonomik e kulturor mes dy vendeve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja,  priti në një takim pune ambasadoren e…

38 mins ago

Ministri Vengu: Prioritet, kapitali njerëzor. Nxisim arsimin profesional

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë me dije se një prej prioriteteve të institucionit…

1 hour ago

Rama për “LA7”: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia

“Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia”, ka qenë kjo deklarata e kryeministrit…

1 hour ago

Shkodër/ Tritol në derën e banesës, policia jep detaje

Një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese në fshatin…

2 hours ago

This website uses cookies.