Një shqiptare kampione në Kanada! Amina Nabolli, vogëlushja shkodrane ka fituar medaljen e artë në “Open International de Montreal 2024” në sportin e karatesë duke përfaqësuar Akademinë e Karatesë “Alexandru Sorin” në Montreal. Amina, vajza e gazetarit të njohur shkodran, Elvis Nabolli, që u zhvendos pak vite më parë me familjen e tij nga Shqipëria në Kanada, preferoi që në moshë fare të vogël sportin e karatesë dhe sot në moshën 8 – vjeçare ka shkëlqyer në ndeshjet e zhvilluara për kategorinë e saj +32 kg në moshat 8-9 vjeç, duke dalë e para dhe duke u ngjitur në podium mes më të mirëve. Vogëlushja Nabolli, e cila përfaqësoi shtetin kanadez në këto gara, me pjesmarrje të gjërë të grupmoshave nga vende të ndryshme, ushtron sportin e karates prej 6 vitesh. Në aktivitetin internacional “Montreal Open 2024” morën pjesë mbi 1226 atlete kryesisht nga disa kontinente. Në një komunikim të shkurtër me mediat kanadeze, 8- vjeçarja Amina Nabolli, e cila shkëlqen edhe si një nxënëse shembullore në shkollën fillore ku ajo studion, është shprehur e kënaqur për suksesin e arritur, dhe për të, medalja e artë e fituar në “Open International de Montreal 2024”, e motivon për të vijuar edhe më me pasion rrugën e bukur të këtij sporti. Duke shpresuar në një ecuri të suksesshme të karrieres së saj sportive, Amina nuk e fsheh dëshirën, që nëse në vazhdimësi do t’i jepej mundësia të përfaqësonte flamurin shqiptar, do të ishte shumë e kënaqur.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.