Opera Awards 2023-Sopranoja Ermonela Jaho vlerësohet si këngëtarja më e mirë femër
Sukseset nuk kanë të ndalur për sopranon shqiptare me famë botërore, Ermonela Jahon e cila këtë herë është vlerësuar me çmimin si këngëtarja më e mirë femër në opera për vitin 2023 në Gjermani, duke vlerësuar interpretimin, performancën dhe zërin unik të saj.
“Është gjithmonë emocionuese të ecësh në këtë skenë. Dua t’ju falenderoj të gjithëve. Unë mendoj se nuk mund të këndosh nëse nuk interpreton, muzika buron nga shpirti. Jam shumë e emocionuar sepse po kthehem pas në kohë dhe kujtoj kur jam ngjitur për herë të parë në skenë në Shqipëri dhe rashë në dashuri menjëherë sepse ishte thjesht magjike.
Ndjesi e cila më bënte të lumtur por njëkohësisht edhe që të bën të përjetosh shumë, dhe në atë moment i bëra një premtim vetes, që do të ngjisja skena të mëdha, dhe ka qenë në fakt një rrugëtim i gjatë që prej atij moment, por shumë i bukur“, shprehet ajo.
Me një postim në rrjetin e saj Facebook, Jaho shkruan se ky vlerësim ishte një befasi për të ndërsa shpreh mirënjohjen për revistën prestigjioze gjermane Opera WARDS për këtë nder të madh sikurse e quan ajo.
Ermonela garoi mes 5 sopranove të tjera për çmimin prestigjioz International Opera Awards 2023, ndërsa Këto çmime ndahen çdo vit për të vlerësuar ekselentët e mbarë botës, në këtë fushë të artit.