Opera “Goca e Kaçanikut” rikthehet pas 45 vjetësh në TKOB

WhatsApp-Image-2024-11-26-at-10.32.17-AM-1

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u rivu në skenë opera shqiptare “Goca e Kaçanikut”, e cila premierën e pati në Tiranën e vitit 1979.

“Goca e Kaçanikut”, një opera e kompozitorit Rauf Dhomi, erdhi si një prodhim i Operas së Kosovës, por me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë që jetojnë e punojnë edhe jashtë trojeve shqiptare.

Regjinë e “Gocës së Kaçanikut” e bëri Nikolin Gurakuqi. Vepra para pak kohësh pati premierën në Kosovë, ndërkohë në TKOB erdhi si një homazh për festën e Pavarësisë.

Kjo ishte hera e parë për Operën e Kosovës, që ngjitej në skenën e TKOB, për më tepër me një opera kosovare. Edhe për basin Hektor Leka, i cili interpretoi figurën emblematike të plakut, që përngjasonte me heroin legjendar Adem Jashari, gjithashtu ishte hera e parë që këndoi në TKOB, pas një karriere të gjatë në Trieste.

“Goca e Kaçanikut” është një histori dashurie, po aq sa trimërie dhe lirie, me frymë folklorike. Simbolet kombëtare të kudogjendura, pasuruan shfaqjen, e cila u duartrokit gjatë nga publiku në sallë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.