“Opera për tre groshë”/Komedia me regji të Kuinaki Ida, tërhoqi interesin e artdashësve shkodranë
E shkruar gati thuajse një shekull më pare nga Bertold Breht, komedia “Opera për tre grosh” u vu në skenën e teatrit “Migjeni” nën regjinë e regjisorit japonez Kuinaki Ida, duke tërhequr interesin e gjërë të artëdashësve shkodranë.Rikthimi në qytetin e tij me një rol në këtë shfaqje, ka sjellë kënaqësi për njërin prej aktorëve kryesorë të komedisë. Sipas tij, kjo vepër flet edhe për aktualitetin në Shqipëri.Aktori Jozef Shiroka, ka shprehur kënaqësinë për pritjen e ngrohtë që iu bë kësaj shfaqje nha spektatori shkodran.Shfaqja “Opera për tre grosh”, solli një ndërthurje interesante në mes aktorëve me përvojë dhe të rinjve, madje edhe amatorë, nga Shqipëria e Kosova.