Categories: AktualitetLajme

Operacion antidrogë, SPAK dhe autoritetet italiane sekuestrojnë 3 mln euro

Sekuestrimi i një vlere mbi tre milionë euro në Shqipëri i ka dhënë një goditje të rëndë një grupi shqiptar, që importonte drogë dhe më pas e shiste nëpër Itali. 

Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare dhe Guardia di Financa e Breshës dhe Shërbimi Qendror i Hetimit të Krimit të Organizuar (SCICO), së bashku me autoritetet shqiptare, kanë sekuestruar pesë pronat, pesë kompani individuale dhe aksionet e një kompanie që operon në sektorin e karburanteve, tre automjete dhe një anije peshkimi, të gjitha me vlerë mbi 3 milionë euro.

Urdhri i sekuestrimit është dhënë më 6 tetor 2023 nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë në pranim të kërkesës së Prokurorisë së SPAK-ut pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Ky është epilogu i hetimeve komplekse dhe të detajuara të kryera si pjesë e një grupi të përbashkët hetimor (SIC) të nënshkruar mes Prokurorisë së Bergamos dhe SPAK-ut në Tiranë, i cili kishte lëshuar më 26 janar 2023 për ekzekutim 43 masa sigurie personale të dhëna njëkohësisht nga autoritetet gjyqësore italiane dhe shqiptare, si dhe sekuestrimin e mbi 120 kilogramë kokainë, 15 kilogramë heroinë të pastër, 129 kilogramë marijuanë dhe 92 kilogramë hashash.

Aktiviteti është rezultat i bashkëpunimit efektiv gjyqësor të krijuar ndërmjet Prokurorisë dhe SPAK-ut në Tiranë, nën kujdesin e EUROJUST dhe me mbështetjen e EUROPOL-it, Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe Zyrës së Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri, të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, të projektit “Instrumenti i Asistencës Para-Aderimit” për vendet e Ballkanit dhe të Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, të cilat lejuan kryerjen e hetimeve të njëkohshme dhe të përbashkëta në territorin italian dhe shqiptar.

Hetimet e detajuara çuan në zbulimin e një grupi kriminal me origjinë shqiptare, drejtuesit shqiptarë të së cilës, nëpërmjet njerëzve të tyre të besuar, menaxhonin një trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me destinacion Italinë Veriore, si: kokainë, e importuar nga Holanda përmes kasetave elektronike të krijuara posaçërisht në mjetet me rrota që përdoren për transport; heroinë 90% e pastër, e cila më pas përpunohej për “shpërndarjen e mëvonshme tek klientët”, në dy laboratorë të organizatës në provincat e Kremones dhe Milanos; marijuanë, farat e së cilës ishin importuar në Itali për kultivim në dy serra (gjithashtu të sekuestruara) në provincat e Mantovës dhe Modenës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

2 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

2 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

2 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

2 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

2 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

2 hours ago

This website uses cookies.