Operacion i rrallë në spitalin e Shkodrës – Shqiptari që drejton hemodinamikën në Vjenë: Aplikohet për herë të parë në Shqipëri
Ky është Aurel Toma, kardiologu 48-vjeçar, që drejton shërbimin e hemodinamikës në një nga spitalet publike të Vjenës.
Aureli i është bashkuar mjekëve të Spitalit Rajonal të Shkodrës duke kryer një ndërhyrje të rrallë në zemër të një niveli të lartë, e cila aplikohet për herë të parë në Shqipëri.
Bëhët fjalë për teknikën e hapjes së arterieve me mbyllje kronike të zemrës, pa ndërhyrje kirurgjikale, pa hapje të kraharorit, apo “by pass”, siç njihet ndryshe.
Mjeku Toma thotë se kjo teknikë, më e kërkuara nga pacientët, do të aplikohet shumë shpejt edhe në spitalet e tjera në Shqipëri.
Mjeku Aurel Toma mori pjesë në workshopin 2 ditor me temë “Dilemat e përditshme të Kardiologjisë Intervencionuese dhe Hemodinamike”, që u organizua në Shkodër.
Ai organizon trajnime si për mjekët austriakë edhe për ata ndërkombëtarë.