Operacionet anti-drogë në Lezhë dhe Shkodër, Balla: Po rikthehet besimi qytetar tek strukturat e rendit

f75794ff2a0840eba61ca6e1438fbeee

f75794ff2a0840eba61ca6e1438fbeee

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur dy operacionet e fundit policore në Lezhë e Shkodër, kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Balla deklaroi se po rikthejnë besimin qytetar tek strukturat e rendit.

Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionet anti-drogë në Lezhë dhe Shkodër ku u sekuestruan sasi të mëdha kanabis dhe një numër armësh zjarri. Lufta jonë kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po merr çdo ditë mbështetje edhe më të madhe nga publiku dhe po rikthen besimin tek Policia”, shkruan Balla.

Në 48 orët e fundit, janë kapur sasi kanabisi e armë, ndërsa në pranga janë vënë disa autorë të dyshuar.

Gjithashtu një vëmendje të veçantë Policia po i kushton zbatimit të masave të Paketës për Sigurinë në Shkolla dhe vijimit të megaoperacionit “Tempulli”, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.