f75794ff2a0840eba61ca6e1438fbeee
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur dy operacionet e fundit policore në Lezhë e Shkodër, kundër kultivimit e trafikimit të narkotikëve.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Balla deklaroi se po rikthejnë besimin qytetar tek strukturat e rendit.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionet anti-drogë në Lezhë dhe Shkodër ku u sekuestruan sasi të mëdha kanabis dhe një numër armësh zjarri. Lufta jonë kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po merr çdo ditë mbështetje edhe më të madhe nga publiku dhe po rikthen besimin tek Policia”, shkruan Balla.
Në 48 orët e fundit, janë kapur sasi kanabisi e armë, ndërsa në pranga janë vënë disa autorë të dyshuar.
Gjithashtu një vëmendje të veçantë Policia po i kushton zbatimit të masave të Paketës për Sigurinë në Shkolla dhe vijimit të megaoperacionit “Tempulli”, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.